Risia/ Shqipëria heq tarifat për makinat elektrike
Drejtoria e Përgjithshme e transportit Rrugor ka njoftuar se do të rimbursojë çdo tarifë regjistrimi për herë të parë për mjetet elektrike & plug-in. Më poshtë janë listuar tarifat ë përfshira:
-Kontrolli Fizik 1,500 lekë
-Leje Qarkullimi Kombëtare 1,000 lekë
-Targat standard 3,000 lekë
-Certifikatë pronësie 2,000 lekë
Pra në total 7,500 lekë të reja për çdo mjet ‘GREEN’ do të mbulohen nga DPSHTR, vazhdon njoftimi.
Kjo nismë sipas publikimit bazohet në vendimin e këshillit të Ministrave mbi Planin Kombëtar për Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit, i cili adreson cilësinë e ajrit si një ndër çështjet mjedisore më kritike, që ka të bëjë me administratorët lokalë dhe autoritetet qendrore, si dhe prek jetën e përditshme të çdo qytetari.
Më anë të kësaj risie DPSHTRR synon të ndikojë në mbrojtjen e mjedisit dhe cilësinë së ajrit, uljen e ndotjes mes nxitjes së regjistrimit të mjeteve GREEN nga qytetarët si edhe ndërgjegjësimit për gjeneratat e së tashmes dhe së ardhmes.
E.S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.