Risku i pastrimit të parave – Euralius: Masa disiplinore noterëve që shkelin procedurat
Për çdo shkelje të rregullave profesionale, veçanërisht lidhur me procedurat e raportimit të rasteve të dyshimta për pastrim parash, noterët do përballen me Bordin Disiplinor.
Përfaqësuesja e Euralius, Agnese Bernhard, tha në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, se ky profesion ka rol të dorës së parë në betejën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, shkak për të cilin masat ndëshkimore ndaj tyre duhet të përafrohen me ato ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.
Kuvendi po shqyrton disa ndryshime të ligjit për noterinë, I cili forcon kriteret e zgjedhjes së tyre, ashtu si dhe aspekte të tjerë të funksionimit të këtij profesioni.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.