Risqet te të ardhurat për 2018 – Opozita: Planifikimi jo real që sjell ndryshime më pas
Prezantimi i zërit të të ardhurave të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm është shoqëruar me debate në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Krahas treguesve që do të ndikojnë në rritjen e të ardhurave për vitin 2018, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka sqaruar dhe risqet që mund të shoqërojnë këtë zë.
Sipas tij, risku parashikohet deri në 1.5 miliardë lekë dhe faktorët mund të jenë akciza dhe kursi i këmbimit.
Por sipas deputetëve të opozitës, qeveria nuk po bën planifikim real të të ardhurave, pasi gjatë këtyre viteve është rritur shumë ngarkesa fiskale ndaj qytetarëve dhe bizneseve.
Sipas draftit të buxhetit të vitit të ardhshëm, të ardhurat janë parashikuar të jenë në vlerën e 464.2 miliardë lekë, ose 28.1 % e PBB.
Zërin kryesor e zënë të parashikuara e kanë të ardhurat tatimore në vlerën 317.1 miliardë lekë, të ardhurat nga pushteti vendor 18.7 miliard leke, të ardhurat nga fondet special 88 miliardë lekë dhe të ardhurat jo tatimore 25.7 miliardë lekë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.