Rituale që çojnë në tragjedi! Çfarë është Turizmi i Zi, një nga sektorët më të bujshëm dhe të diskutuar të kohëve të fundit?
“Turizmi i Zi” është një lloj turizmi që ka marrë vëmendje gjithnjë e më të lartë viteve të fundit. Shfaqjet televizive, të tilla si Çernobili apo “The Dark Tourist” kanë futur konceptin e turizmit të zi, si një nga derivatet e turizmit kudo në botë. Por, çfarë është Turizmi i Zi? A është etik? Si mund të jesh një turist “i mirë” i zi?
Çfarë është Turizmi i Zi?
Turizmi i Zi, i njohur edhe si thanaturizëm apo turizëm pikëllimi, është turizëm që shoqërohet me tragjedi, përfshirë këtu edhe vdekjen. Kjo formë turizmi ngre diskutime të ndryshme, për shkak se disa e cilësojnë si akt respekti, ndërsa të tjerë si praktikë joetike.
Atraksionet popullore të turizmit të errët përfshijnë Auschwitz-in, Chernobyl-in, si dhe Ground Zero. Atraksionet më pak të njohura të turizmit të errët mund të përfshijnë varreza, ngjarje me temë zombie, ose muze historikë.
Përkufizimi i Turizmit të Zi
Turizmi i Zi filloi të merrte vëmendje akademike në fillim të viteve ’90, por vetëm kohëve të fundit ka ngjallur interesin e medias dhe të publikut të gjerë. Një përkufizim i hershëm i përcaktuar nga John Lennon dhe Malcolm Foley, e definon turizmin e zi si “përfaqësimi i akteve çnjerëzore dhe mënyra se si interpretohen këto për vizitorët”. Në një botim më të fundit, Kevin Fox Gotham e përkufizon turizmin e zi si “qarkullimin e njerëzve në vende që karakterizohen nga shqetësime, mizori ose trishtim, si dhe dhimbje”.
Llojet e Turizmit të Zi
Fabrika e argëtimit të zi
Fabrikat e argëtimit në thelb janë qendra lojërash. Ndërsa këto zakonisht shoqërohen me fëmijë, ato mund të drejtohen edhe tek të rriturit. Ka, për shembull, dhoma arratisjesh të cilat evoluojnë rreth një teme të errët, ndjekje zombie-sh ose aktivitete teatrore.
Ekspozita të errëta
Ka shumë ekspozita të ndryshme të errëta në të gjithë botën. Për shembull, në Berlin, ekspozita të fokusuara te Holokausti. Ekspozitat e errëta janë një mundësi e mirë për turistët të mësojnë rreth historive të errëta ose ngjarjeve të një destinacioni, në një mënyrë etike.
Biruca të errëta
Shumë destinacione krijojnë birucat e tyre historike për shikim nga publiku. Te birucat e errëta, përfshihen aktorë të gjallë, aktivitete dhe udhëtime të natyrave të ndryshme.
Vende pushimi të errëta
Ndërsa vizita në një varrezë mund të mos jetë në krye të çdo liste turistësh, ju mund të habiteni se sa të zëna mund të jenë këto vende! Disa varreza të famshme përfshijnë Malin e Ullinjve në Jerusalem, Varrezat Recoleta në Argjentinë, si dhe Mauzoleumin e Leninit në Moskë.
Faltore të errëta
Ka shumë faltore në të gjithë botën të cilat janë atraksione të njohura turistike. Faltoret janë veçanërisht të njohura në vendet aziatike.
Vende të errëta të konflikteve
Vendet e konfliktit shpesh bëhen vende të errëta të turizmit pasi të jetë rivendosur paqja dhe të ketë kaluar një periudhë e arsyeshme kohe. Një nga vendet më interesante të konflikteve është Vietnami, ku mëson gjithçka për Luftën e Vietnamit.
Kampe të errëta të gjenocidit
Ka disa zona të gjenocidit të cilat janë të njohura nga turistët. Përderisa këto janë padyshim histori të trishta, shumë njerëz zgjedhin të vizitojnë vende të tilla si Auschwitz, Karaganda, Kazakistan për të mësuar më shumë rreth historisë.
Katastrofa të zeza
Vendet e katastrofave janë të njohura për turizmin e errët. Dokumentari i fundit mbi Çernobilin, i cili u rendit seriali televiziv më i vlerësuar nga përdoruesit ndonjëherë, ka ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për turizmin në katastrofë në mesin e publikut dhe turizmi në këtë zonë është rritur ndjeshëm.
Burimi origjinal: Tourismteacher
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.