Rivlerësimi i banesave me 3 %, afati deri me 30 shtator! Vendimi hyn në fuqi pas 15 janarit
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme në vlerën aktuale të tregut do të kryhet deri në datën 30 shtator 2020.
Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare me këtë afat, për të gjithë individët në pronësi të pasurive të paluajtshme.
Procesi i rivlerësimit është i vlefshëm edhe për ato pasuri të paluajtshme të cilat janë në proces regjistrimi. Tatimi që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 3% e bazës së tatueshme.
Nga ana tjetër, personat juridikë, për këtë rivlerësim, paguajnë 5% të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme.
Po ashtu, sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, pronarët e këtyre pasurive të paluajtshme mund t’i lënë “në dorë” ekspertizën ose ekspertit të licencuar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme të institucioneve përkatëse apo Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ose një eksperti të licencuar të përzgjedhur në mënyrë individuale.
Vendimi hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.