Robert De Niro, rrezikon të gjobitet me 12 milion dollarë/ Ish-asistentja e tij ngre padi për diskriminim gjinor
Ish-asistentja e , ka paditur aktorin për 12 milion dollarë, duke e akuzuar atë për “vite të tëra diskriminimi gjinor dhe ngacmime seksuale”. Graham Chase Robinson, pretendoi se ylli kinematografik ushtronte dhunë verbale dhe më pas e detyronte asistenten e tij t’i nënshtrohej kontaktit fizik të padëshiruar si dhe të duronte komentet seksuale gjatë punës. Por si përgjigje ndaj kësaj padie, avokati i tij tha se akuzat ishin “përtej absurdit”.
Ky denoncim, vjen disa javë pasi De Niro e paditi Robinson, duke e akuzuar atë për keqpërdorim të fondeve dhe shpërdorim të detyrës. Sipas avokatit, dokumentet e kësaj padie ligjore, të cilat u botuan nga mediat amerikane, deklaronin se padia ngrinte akuza të rreme, të krijuara për të parandaluar Robinson, që të ndërmerrte veprime të tjera, të cilat mund të shkatërronin edhe më tej karrierën dhe reputacionin e saj.
Graham Chase Robinson, filloi të punojë si asistente ekzekutive e De Niros, në vitin 2008, dhe mesa duket nuk do të ndalet derisa të marrë dëmshpërblimin e saj, prej 12 milionë dollarësh.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.