Robotët shpërndarës, ligji i lejon tashmë të operojnë pa asistencën e njerëzve

E ardhmja e shërbimeve postare dhe të transportit, është padyshim tek automatizimi përmes robotëve dhe dronëve. Edhe pse mund të mendoni se diçka e tillë është realizuar tashmë, ka një kleçkë që i pengonte këto lloj shërbimesh të shfrytëzoheshin në maksimumin e potencialit të tyre: njerëzit.
Robotët dhe mjetet e tjera të transportit duhet të kontrollohen manualisht nga dikush pranë tyre. Kjo vlen kudo në Amerikë, përveçse së fundmi në Virginia dhe Idaho. Ato kanë miratuar ligjet që i lejojnë robotët shpërndarës të operojnë në të gjithë vendin, pa ndihmën e një personi që e kontrollon nga rruga ose trotuari.
Një kompani e quajtur Starship Technologies, e cila është e bazuar në Estoni dhe është themeluar nga Ahti Heinla dhe Janus Friis, dy nga bashkëthemeluesit e Skype, tashmë mund të operojë në këto dy shtete.
Robotët e kësaj kompanie, që peshojnë më pak se 20 kilogramë, mund të transportojnë tani ushqime, dhe produkte të tjera të ngjashme sipas kërkesave.
Por ndërsa shërbime të ngjashme ofrojnë edhe kompani të tjera, ato nuk mund të përfitojnë nga legjislacioni i ri, pasi një limit peshe është përcaktuar për robotët: 25kg në Virginia dhe 40kg në Idaho.
Tashmë kompanitë e tjera, po akuzojnë Starship, që ndihmoi në hartimin e ligjeve, se po përpiqet të nxjerrë jashtë loje konkurrencën. Kompania ka reaguar duke thënë se nuk i dinte parametrat operacionalë të mjeteve të kompanive të tjera, por mendon se limitet e peshave janë të arsyeshme.
“Limiti i peshës u diskutua mbi bazën se cila do të ishte mënyra më e mirë që një këbësor të ndihej i sigurt më këtë robot që ecën pranë tyre”, thotë Ron Villanueva, një nga hartuesit e ligjit.
Vetë kompania nuk vepron aktualisht në zonat ku ligji ekziston, por shumë shtete të tjera janë në diskutime për ta miratuar atë, si Florida. Lufta në këtë sektor të ri shërbimesh është e fortë, ende pa filluar mirë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.