Ronaldo blen makinën më të shtrenjtë në botë
Në Mars të këtij viti u ekspozua automjeti më i fundit nga kompania Bugatti e cila është cilësuar si edhe më shtrenjta në botë, e quajtur ‘Makina e Zezë’ (La Voiture Noire), me një vlerë prej 11 milion euro.
Mendohet se lojtari i Juventus, Christiano Ronaldo të jetë pronari i ri ‘makinës së zezë’, e cila është prodhimi më i shtrenjtë që kompania ka ndërtuar ndonjëherë.
Ky mjet u ekspozua për herë të parë në 2019, në Spektaklin e Motorrave në Gjenevë. Kompania franceze e makinave luksoze e ka realizuar këtë prototip unik për 110 vjetorin e krijimit e saj.
Makina është projektuar sipas stilit të makinave që kompania ka prodhuar gjatë viteve 1936-1938, dhe mund të arrijë një shpejtësi prej 260 km/orë. Informacioni nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga kompania, apo nga Ronaldo vetë.
Burimi: Daily Mail
Përshtati: Edel Strazimiri
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.