Ronaldo shënon ndaj Suedisë dhe renditet mes 10 golashënuesve më të mirë
Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e tij të 71-të për Portugalinë, i cili e rendit mes 10 golashënuesve ndërkombëtarë më të mirë në histori.
Ylli portugez shënoi golin e parë në humbjen 3-2 në Miqësoren me Suedinë. Kjo ishte paraqitja e tij e 138-të në kombëtare. Tani në renditjen botërore ai ndan vendin e nëntë me 3 futbollistë të tjerë, njëri prej tyre Miroslav Klose i Gjermanisë.
Nr. | Lojtari | Kombëtarja | Gola |
1 | Ali Daei | Irani | 109 |
2 | Ferenc Puskas | Hungaria | 84 |
3 | Kunishige Kamamoto | Japonia | 80 |
4 | Hussein Saeed | Iraku | 78 |
5 | Pele | Brazili | 77 |
6 | Godfrey Chitalu | Zambia | 76 |
7 | Sandor Kocsis | Hungaria | 75 |
7 | Bashar Abdullah | Kuvaiti | 75 |
9 | Majed Abdullah | Arabia Saudite | 71 |
9 | Kiatisuk Senamuang | Tailanda | 71 |
9 | Miroslav Klose | Gjermania | 71 |
9 | Cristiano Ronaldo | Portugalia | 71 |
Ndërkohë, në klasifikimin europian ai ndan vendin e tretë në podium me Klosen, pas Puskas dhe Kocsis.
Goli i tij në ndeshjen e luajtur në vendlindje, në ishujt Madeira është i 36-ti për këtë sezon mes ndeshjeve me klubin dhe përfaqësuesen portugeze. Ai u zëvendësua në minutën e 58-të, ndërsa tifozët kënduan gjatë gjithë ndeshjes emrin e tij.
Pas daljes së Ronaldos, Suedia përmbysi rezultatin duke fituar në minutën e fundit të ndeshjes.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.