Rregulla të rrepta për qiradhënien e shtëpive – Madridi pret të miratojë legjislacionin që ndalon vendasit të japin shtëpitë me qira për turistët

Madridi po përgatitet të miratojë legjislacionin i cili do të ndalojë në mënyrë efektive 95 për qind të qiradhënieve të shtëpisë nëpërmjet Airbnb-së.
Rregullorja e re e lëshuar të mërkurën nga Jose Manuel Calvo, sekretar për planifikimin e qëndrueshëm urban, vendos rregulla të rrepta për qiradhënien e shtëpive, veçanërisht në qendrën historike të Madridit.
Plani ka për qëllim “ruajtjen e përdorimit rezidencial duke ndaluar përdorimin e përhershëm nga turistët.
Zyrtarët e qytetit shpresojnë të ndalojnë qiradhënësit që të shndërrojnë ndërtesa të tëra rezidenciale në shtëpi që jepen me qira, përveçse nëse ata kanë një licencë hotelesh.
Apartamentet në Madrid nuk do të lejohen të merren me qira nga turistët për më shumë se 90 ditë në vit. Dhe ato që do t’u jepen me qira turistëve do të duhet të kenë një hyrje të veçantë nga banorët rezidentë.
Në zonën qendrore historike, do të ndalohen të gjitha apartamentet nga dhënia me qira për turistët. Kjo zonë përfshin lagjet e Malasaña, Chueca, Sol, La Latina, dhe Lavapiés.
Ndërsa plani i ri pret miratimin e qeverisë, Madrid ka pezulluar lëshimin e licencave turistike për një vit.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.