Rregullat e reja të fundjavës! Kategoritë që lejohet të dalin dhe bizneset që do qëndrojnë hapur

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka lajmëruar masa të reja për lëvizjen e qytetarëve gjatë fundjavës. Shefi i qeverisë me një shënim në rrjetin social “Facebook” bën me dije se të shtunën dhe të dielën pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10 të paradites, ndërsa kategoritë e tjera të shoqërisë do të duhen të qëndrojë mbyllur duke respektuar masat e izolimit.
Liri për të lëvizur parashikohen edhe për prindërit dhe fëmijët deri në moshën 14 vjeç.
“Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30”, shkruan Rama.
Shefi i ekzekutivit thekson se të shtunën dhe të dielën, do të do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30, kurse të dielën të gjitha do të jenë të mbyllura.
“Të shtunën 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30, të dielën të gjitha mbyllur. Gjatë të shtunës 2 maj dhe të dielës 3 maj do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private. Kujdes! Nga sjellja e duhur në distancimin social dhe zbatimi i rregullit bazë të mosgrumbullimit jashtë qelizës familjare gjatë fashës orare të lëvizjes këtë fundjavë, varet ecuria e mëtejshme pozitive e kësaj lufte deri këtu të zhvilluar shkëlqyeshëm, po edhe vendimmarrja jonë për më tej. Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do t’ju informojë sot planin e hapjes së mëtejshme deri në 18 maj”, thekson Rama.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.