Rregullat në fuqi për hyrjen në shtetet e BE – Xhaçka: Tashmë mund të gjeni online informacionin e përditësuar
Ministrja për Europën, Olta Xhaçka njofton se pas rekomandimit zyrtar nga Këshilli i Bashkimit Europian, të gjitha misionet në vendet e BE janë udhëzuar të marrin dhe publikojnë informacionin e saktë mbi rregullat që janë në fuqi në secilin vend anëtar, për hyrjen në territorin e tyre të shtetasve të huaj.
Sipas ministres ky informacion, që përditësohet çdo ditë, është tashmë i aksesueshëm në faqen zyrtare të MEPJ në linkun e mëposhtëm:
“Është e udhës që përpara çdo udhëtimi në vendet e BE dhe në vende të tjera të botës, qoftë për turizëm apo punë, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mësipërme”, shkruan Xhaçka.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.