Rrëshqitje masive në segmentin Gramsh-Kotovjat – ARRSH: Aktualisht qarkullimi vijon normalisht (FOTOT)
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në segmentin Gramsh-Kotovjat (vendi i quajtur shkëmbi i Bërsnikut) ka ndodhur një rrëshqitje masive, nga skarpata.
Sipas njoftimit është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes me mjete e punëtorë dhe për një kohë të shkurtër është bërë për pastrimi i saj.
Sipas ARRSH aktualisht rruga është e pastër dhe qarkullimi vijon normalisht.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.