Rreth 100 kompani janë zhvendosur nga Britania në Hollandë përpara Brexit
Afro 100 kompani janë zhvendosur nga Britania në Hollandë ose kanë ngritur zyra atje për të qenë brenda Bashkimit Europian për shkak të largimit të planifikuar të Mbretërisë së Bashkuar nga blloku, tha të hënën një agjenci qeveritare holandeze.
Edhe 325 kompani të tjera të shqetësuara për humbjen e hyrjes në tregun evropian po konsiderojnë një veprim të tillë.
“Pasiguria në rritje e sipër në Mbretërinë e Bashkuar dhe mundësia gjithnjë e më e qartë për një dalje pa marrëveshje, po shkakton trazira të mëdha ekonomike për këto kompani,” tha Jeroen Nijland, komisioneri i NFIA. “Kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë kompanitë po orientohen në Hollandë si një bazë e re e mundshme në tregun Europian.”
Bizneset janë në financa, teknologji informacioni, media, reklama, shkenca jetësore dhe shëndetësi.
Hollanda ka qenë duke garuar me Gjermaninë, Francën, Belgjikën dhe Irlandën për të tërhequr lëvizje të lidhura me Brexit.
Kryeministri Boris Johnson, i cili mori detyrën muajin e kaluar, është zotuar të heqë Britaninë nga Bashkimi Europian në fund të tetorit me ose pa një marrëveshje daljeje.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.