Rreth 250 mijë individë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës – Manastirliu: Qytetarët të kontaktojnë mjekun e tyre të familjes

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije se 60,000 dozat e vaksinës së Sinovac po shpërndahen sipas kushteve të sigurisë, dhe ndërkohë po vijon pa u ndalur vaksinimi në çdo cep të vendit, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit
Sipas njoftimit 716,616 vaksinime janë kryer deri tani, prej tyre 243,776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Manastirliu i fton qytetarët të lidhen me mjekun e tyre të familjes për ditën dhe vendin e vaksinimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.