Rrethrrotullimi i Kamzës, më 3 prill nisin punimet – ARRSH: Do të zgjasin dy muaj, qarkullimi i mjeteve me shpejtësi të reduktuar
Duke nisur nga data 3 prill, do të nisin punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të Kamzës në segmentin rrugor Kryqëzimi Universiteti Bujqësor- Kryqëzimi Kamëz qendër, km 1+100”.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të kryerjes së punimeve, qarkullimi i mjeteve do të bëhet me shpejtësi të reduktuar dhe do të kryhet në përputhje me sinjalistikë e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar. Punimet do të zgjasin deri më datë 3 qershor 2019.
“Punonjësit e ARRSH-së, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut. Nga ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkohet mirëkuptimi dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimi në mënyrë rigoroze i sinjalistikës provizore të vendosur, si dhe ndjekja e udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ARRSH-së.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.