Rrezikohen fondet për bujqësinë – Projekti IPARD, Pilku: Sukses nëse përthithet 50 për qind
Ndërsa Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural po manaxhon dosjet e mbi 300 aplikantëve që duan të përfitojnë nga fondet e projektit IPARD II, ekspertët e fushës shprehen se rreziku i mospërthithjes është i lartë.
Ilir Pilku argumenton për SCAN arsyet, ndërsa thekson se do të quhej sukses, nëse të paktën arrihet të disbursohet gjysma e fondit të vënë në dispozicion.
Thirrja e parë e AZHBR për projektin IPARD II u hap në Nëntor të vitit që lam pas për fondin prej 50.3 milion eurosh. Dhe pas mbylljes së aplikimeve më datën 30 Janar, ka nisur procesi i përpunimit të dosjeve të aplikantëve.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.