Rreziku i shembjes së kalasë së Gjirokastrës – FSHZH informon mbi detajet e ndërhyrjes (FOTOT)
FSHZH njofton se kanë filluar punimet për projektin: “Zbatimi i masave paraprake për adresimin e shqetësimeve urgjente për sigurinë dhe parandalimin e humbjes së strukturave të trashëgimisë në Kalanë e Gjirokastrës”, pjesë e “Programit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin”.
Sipas informacionit ky projekt me financim nga Banka Botërore dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit është i ndarë në 3 paketa:
- Paketa I-Konsolidime Gjeologjike dhe Strukturore
- Paketa II-Konservimi Arkitekturor
- Paketa III-Hidroizolim i tarracës së Muzeve
FSHZH informon se aktualisht punimet janë përqendruar në proceset e gërmimit ndërsa puna konsiston në përforcimin dhe konsolidimin e strukturës mbajtëse të kalasë si dhe në ndërhyrjet ruajtëse dhe mbrojtëse për monumentin e kulturës në zbatim të ligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzetë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.