Rreziku kaloi, Zorba: “Vjosa, vështirësi për rikuperimin, duhen studime afatgjata”

Rreziku i përmbytjeve konsiderohet tashmë i kaluar, por megjithatë pellgu i lumit Vjosa, nuk do të favorizohet nga moti edhe në fundjavë. Përgjegjësi i Departamentit të Klimës dhe Mjedisit, në Institutin e Gjeoshkencave, Petrit Zorba, duke iu referuar të dhënave historike, natën e fundit të Nëntorit, duke u gdhirë 1 Dhjetori, thotë se është thyer rekordi i reshjeve te shiut në zonën e pellgut të lumit Vjosë.
Sa i përket situatës së krijuar në autostradën Tiranë-Durrës, sipas Zorbës nuk ka të bëjë me reshjet, por me infrastrukturën dhe bllokimin e sistemit të kullimit. Zorba thekson se ndryshimet klimatike që janë shoqëruar me ekstremite në fenomenet natyrore, sjellin domosdoshmërinë e studimeve të detajuara dhe hartimin e strategjive 20 apo 30 vjeçare, për parandalimin e pasojave.
“Duhet të ribëhen studime në fushën e vlerësimit, qoftë të temperaturave, qoftë të reshjeve, pasi të gjitha diskutimet që bëhen sot, në mënyrë të gabuar i referohen studimeve të para 30 apo 40 viteve.
Çfarë e ka penguar një studim të tillë deri tani?
“Në këtë kuadër kërkohet të mbështeten të gjitha institucionet, që nga ato që bëjnë monitorimin dhe deri tek ato që përcaktojnë masat dhe i zbatojnë ato”.
Në Shqipëri bien mesatarisht 1200-1400 mm reshje shiu në vit. Ndërkohë që fillimi Dhjetorit regjistroi një sasi prej 130 mm për 24 orë. Edhe në muajt e ardhshëm, dukuritë ekstreme të motit sipas Zorbës janë të pritshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.