Rreziku nga ushqimet – Bashkia nxit konsumin e produkteve bio tek fëmijët

Krahas ndërtimit të këndeve të lojërave, palestrave e ambienteve sportive nëpër shkolla, Bashkia e Tiranës ka iniciuar nismën “Buka n’strajc”, e cila synon të nxisë të ushqyerit shëndetshëm për fëmijët.
Nismës iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës,Erion Veliaj, i cili u shërbeu një grupi fëmijësh ushqim bio me prodhime vendase, duke u bërë apel prindërve që të përdorin sa më shumë ushqime të pasura me vitamina dhe kalori dhe sa më pak produkte të konservuara që nxisin sëmundjet e mbipeshës.
Kryebashkiaku Veliaj kërkoi që edhe restorantet apo ambulantët që shesin pranë shkollave dhe këndeve të lojërave, të përdorin vetëm ushqime të shëndetshme, duke dekurajuar përdorimin e ushqimeve të gatshme dhe të paketuara.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.