Rreziku rus për Shqipërinë – Këshilli Europian: I kufizuar, por në 2018 një fushatë e re e Kremlinit në rajon

Këshilli Europian për Marrëdhëniet e Jashtme ka publikuar një dokument që titullohet: “A po përballet Ballkani Perëndimor me një stuhi ruse?”. Dokumenti që është unik në llojin e tij mban firmën e Mark Galeotti, studiues dhe ekspert mbi çështjet e Rusisë.
Ajo që bie në sy qysh në fillim të këtij raportimi është ajo se, 2018 do të shënojë fillimin e një fushatë të re të Rusisë në Ballkan. Por, thuhet më tej, synimi i Rusisë nuk është të vendosë autoritetin mbi vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë, por të nxisë më tepër tensionet ekzistuese në këto vende.
Sa i përket faktorit shqiptar në Ballkan, në këtë raportim thuhet se, skenarët rusë për Shqipërinë dhe Kosovën janë mjaft të kufizuar. Në rastin e Shqipërisë kjo gjë i atribuohet rreshtimit të Shqipërisë haptazi kundër Rusisë, sidomos nën drejtimin e Ministrisë së Jashtme nga Ditmir Bushati.
Raporti i Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme flet edhe për përpjekjet e vazhdueshme të Kremlinit për të shtënë në dorë një pjesë të mediave të rajonit, përfshirë ato shqiptare në Maqedoni.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.