Rreziqet për ekonominë – Shijaku: Ngadalësimi i reformave dhe efektet e jashtme

Në ngadalësimin e rritjes ekonomike të vendit tonë për vitin e ardhshëm mund të ndikojnë jo vetëm faktorë të brendshëm, por edhe të jashtëm. Ekonomiste e BB, në Tiranë, Hilda Shijaku, u shpreh në një intervistë për TV SCAN, se rreziqet kryesore janë ngadalësimi i reformave, pasiguritë politike, por dhe efektet e tregjeve globale.
“Ky parashikim për rritjen ekonomike shoqërohet nga rreziqe të brendshme dhe të jashtme. Në rreziqet e krahut të poshtëm dominojnë rreziqet e brendshme. Ngadalësimi i reformave, moszbatimi i tyre, është një nga rreziqet që do çonte në ngadalësim të rritjes ekonomike. Një tjetër rrezik që është vënë re në vendet e rajonit janë pasiguritë politike, të cilat krijojnë konfuzion tek agjentët ekonomike dhe sidomos tek investitorët e huaj. Rreziqe të tjera mund të jenë nga ekonomia e jashtme, të tipit ngushtimi monetar i BQE, mund të përcillet në kushte kreditimi më pak të favorshme, por këto janë më një probabilitet më të ulët”, tha Shijaku për SCAN.
Sipas raportit të Bankës Botërore, viti 2017 pritet të mbyllet me një rritje ekonomike 3.8 % e PBB, ndërsa viti I ardhshëm parashikohet të ketë një rritje prej 3,6 % të PBB.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.