Rrëzohet dekreti i Presidentit të Republikës, Lleshaj: “Akt politik, arsyetimet e presidentit nuk qëndrojnë”
Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit te republikës për kthimin e ligjit “Për Policinë e Shtetit” . Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e vlerësoi këtë dekret si një akt politik duke hedhur poshtë arsyetimet e presidentit. Sipas Lleshajt me ndryshimet në ligj nuk synohet ndryshimi i rolit të policisë së shtetit dhe as nuk cënohen liritë dhe të drejtat e njeriut
“Duke e konsideruar aktin e kthimit të ligjit për Policinë e Shtetit si një akt të mirëfilltë politik pa asnjë brendi juridike, duke e theksuar faktin që ky ligj ka kaluar nëpërmjet një procesi të gjatë diskutimesh edhe brenda parlamentit edhe brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ka kaluar edhe nëpër filtra e partnerëve tanë ndërkombëtare. Pra, qeveria duhet ta kontrollojë administratën dhe burokracinë, përndryshe demokracia do të ishte në rrezik.”
Për deputeti Myslym Murrizi arsyetimet janë të drejta dhe se duke kërkuar vëmendje ndaj kësaj strukture
“Kanë qenë më pak të përfshirë policë në zgjedhje se sa në 2017 kur me urdhër të Kryetarit të Partisë Socialiste, në detyrë Kryeministër, it ha policëve jo të votojnë, sepse mund të jetë në drejtën e gjithsecilit politikan të bëjë thirrje , por ai urdhëroi që deri në orën 4 të mbajnë kapelen dhe më pas të dalin dhe të bëjnë vota për Partinë Socialiste.”
Presidenti i Republikës Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në kuvend ligjin “Për policinë e shtetit” me arsyetimin se ndryshimet përbëjnë rrezik të shtuar për keqpërdorimin e forcave të Policisë së Shtetit për qëllime politike, bie ndesh me parime që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës si edhe krijohet mundësia për të shkaktuar pabarazi dhe pasiguri në në këtë strukture .
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.