“Rrëzohet” Teatri Kombëtar – Kuvendi voton, një godinë e re për Kryeqytetin me PPP
Parlamenti ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin e teatrit. Kështu, Teatri Kombëtar do të shembet dhe Tirana do të ketë një godinë të re. Më herët, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, votoi kundër këtij dekreti, me argumentin se relacioni i kreut të shtetit ishte më shumë një lojë fjalësh.
Më 11 tetor Presidenti ktheu në Kuvend ligjin për teatrin duke deklaruar se as këtë herë nuk ishin reflektuar qëndrimet e institucionit të presidentit. Dekreti është futur për shqyrtim në seancën plenare me procedurë të përshpejtuar dhe me votimin në Parlament, i hapet rruga procedurave të ligjit, negocimit dhe konkurrimit për ndërtimin e një teatrit të ri me Partneritet Publik Privat.
Elisabeta Dosku /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.