A rriten çmimet e fluturimeve nëse i kontrolloni ato disa herë në ditë?
Nuk ka rëndësi se në cilën faqe i rezervoni fluturimet tuaja, gjithmonë është ai nxitimi i madh për t’i prerë ato sa më shpejt përpara se ato të bëhen shumë të shtrenjta.
Ekzistojnë shumë thashetheme se linjat ajrore arrijnë të spiunojnë ato çka ne kërkojmë dhe kështu nëse ne futeshim më vonë të kërkonim për të njëjtin destinacion orar e datë fluturimi rezultonte më i shtrenjtë.
Për të parë nëse këto thashetheme janë të vërteta, “The Sun” bëri një kërkim për të njëjtin destinacion, në të njëjtin orar dhe datë nga shfletues të ndryshëm por rezultati ishte i njëjtë.
Por mund të ndodhë që palët e treta, në këtë rast linjat ajrore mund t’ju “spiunojnë” kërkimet tuaja me anë të “cookies” dhe nëse ju futeni më vonë të kërkoni atë destinacion që kërkuat më parë çmimi mund të jetë më i lartë.
Edhe pse ju mund të shihni nëse faqja në të cilën jeni futur po përdor “cookies”, pasi në vitin 2011 u bë e detyrueshme me ligj të bëhet e ditur kjo gjë.
Kështu që për të shmangur të gjithë dyshimet që mund të keni, apo thashethemet tashmë të krijuara në steriotip mund të ndërroni shfletuesin e internetit tuaj në mënyrë që të jeni më të qetë kur rezervoni fluturimet tuaja.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.