Rriten çmimet e gazit për bizneset dhe familjet – Inflacioni në Turqi, në nivele rekord. Lira zhvlerësohet ndaj Dollarit
Importuesi shtetëror i energjisë në Turqi, deklaron se janë ngritur çmimet e gazit natyror për objektet industriale me 50% dhe ato për familjet me 35%, duke rritur perspektivën e inflacionit të mëtejshëm që pritet në 60%.
Korporata BOTAŞ deklaroi gjithashtu se çmimet e gazit natyror për prodhimin e energjisë elektrike janë rritur me 44.3% që nga dita e sotme.
Turqia importon pothuajse të gjitha nevojat energjitike, duke qenë e varuar ndaj ndryshimeve të mëdha të çmimeve.
Shpenzimet për energjinë filluan të rriten në Shtator, me 212% në bazë vjetore në dy muajt e parë të 2022 në 16.8 miliardë dollarë, sipas të dhënave të qeverisë.
Ekonomistët llogarisin rritjen e çmimeve të gazit natyror familjar, çka do të rrisë inflacionin me 55 pikë bazë.
Inflacioni në muajin Shkurt është rritur kryesisht për shkak të rënies së Lirës kundrejt dollarit vitin e kaluar.
Zhvlerësimi në rritje erdhi pas një sërë uljesh të normave nga banka qendrore, e kërkuar nga Presidentit Tayyip Erdogan.
Ndërkohë, që çmimet u rritën edhe më shumë, pas rritjes së çmimeve të mallrave, për shkak të pushtimit Rus të Ukrainës, inflacioni në Turqi pritet të shënojë 61.5% në Mars.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.