Rriten çmimet e importit – Gjatë pandemisë në rritje me 0.4%, pijet dhe ushqimet kryesojnë
Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave sa i përket çmimeve të Importit, në tremujorin e dytë të vitit 2020, tregojnë se indeksi arriti në 94,3, duke shënuar një rritje me 0,4 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2019. Krahasuar me tremujorin e parë 2020, indeksi regjistron një ulje me 0,4 %. Rritja më e madhe e çmimeve të importit, prej 0,9 % vihet re në produktet e seksionit Industria përpunuese”.
Brenda këtij seksioni, rritja më e madhe e çmimeve vihet re në produktet e aktivitetit “Prodhimi i pijeve” me 7,6 %, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 2,9 %, “Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve” me 2,9 %. Nga ana tjetër, çmimet në aktivitetin “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” kanë shënuar ulje me 8,1 %, pasuar nga “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 4,4 %, “Metalurgjia” me 3,1 %, etj.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.