Rriten çmimet e naftës në bursa – Shanghai lehtëson disa kufizime ndaj COVID. OPEC paralajmëron për furnizim të ngushtë!

Çmimet e naftës u rritën të martën për shkak të zbutjes së shqetësimeve për kërkesën në Kinë pasi Shangai lehtësoi disa kufizime të lidhura me COVID-19, ndërsa OPEC paralajmëroi se do të ishte e pamundur të rritej mjaftueshëm prodhimi për të kompensuar furnizimin e munguar nga Rusia.
Nafta Brent, çmimi referencë në Bursën e Londrës u rrit me 2,98 dollarë, ose 3,03% në 101,46 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane u rrit me 3 dollarë, ose 3,18% në 97,29 dollarë për fuçi.
Zyrtarët në Shanghai thanë se më shumë se 7,000 njësi rezidenciale ishin klasifikuar si zona me rrezik më të ulët në përhapjen e COVID-19, pasi nuk raportuan asnjë infeksion të ri për 14 ditë. Lehtësimi i pjesshëm i bllokimeve të Shangait hoqi një pjesë të presionit në rënie që rrjedh nga shqetësimet rreth kërkesës kineze për naftë.
Bashkimi Europian po harton propozime për një embargo të naftës ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës. Megjithatë, aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje midis anëtarëve për naftën e papërpunuar nga Rusia.
Rritja e së martës në tregjet e naftës pasoi gjithashtu një paralajmërim nga Organizata e Vendeve Eksportuese (OPEC) se se do të ishte e pamundur. për të zëvendësuar rreth 7 milionë fuçi në ditë eksporte të naftës ruse.
Vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA )po planifikojnë të nxjerrin në treg rreth 240 milionë fuçi gjatë gjashtë muajve të ardhshëm në një përpjekje për të ndihmuar në qetësimin e tregut, nga të cilat 180 milionë do të çlirohen nga rezervat e SHBA me një normë prej 1 milion fuçi në ditë duke filluar nga maji.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.