Rriten çmimet e naftës – SHBA udhëheq trendin, ka optimizëm

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të sotëm, duke marrë shtysë nga të dhënat që tregojnë një rënie të rezervave dhe prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rënia rezulton mbi pritshmëritë e tregjeve dhe analistëve, gjë që ka nxitur edhe marshimin e çmimeve të naftës.
Në çelje të sesionit të sotëm, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 52.88 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 49.72 dollarëve për fuçi.
Hendeku mes dy benchmarkëve ka tejkaluar edhe nivelin e 3 dollarëve. Gjatë sesionit të kaluar, të dy benchmarkët fituan rreth 1%.
Ekspertët shprehen se, të dhënat e fundit që vijnë nga tregu janë mjaft optimiste.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.