Rriten çmimet e shtëpive në Britani – Tregu i punës mban larg efektin brexit
Çmimet e shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur lehtë gjatë Gushtit, tregojnë të dhënat më të fundit. Sipas shifrave, rritja fiksohet në vetëm 0.1%, por duke shënuar një ndryshim të kahut. Në muajt paraardhës, çmimet e shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar ishin në rënie, rrjedhojë e frikës që po gjeneron brexit. Tashmë, çmimi mesatar i një shtëpie në Mbretërinë e Bashkuar fiksohet në 287 mijë dollarë.
Tregu imobiliar në vend ka vuajtur gjatë viteve te fundit pasiguritë e mëdha të Brexit. Por, nga ana tjetër, forcimi i ndjeshëm i tregut të punës po bën që stuhia të qëndrojë larg, të paktën për momentin. Banka e Anglisë deklaroi së fundmi se, aprovimi i kërkesave për kredi për shtëpi ka prekur nivelin më të lartë në dy vite gjatë korrikut. Ekspertët thonë se, rritja e çmimeve reale të shtëpive për të parën herë që prej vitit 2000 është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e normave më të ulëta të interesit.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.