Rriten eksportet franceze të grurit jashtë BE. Tregjet kryesore janë Algjeria dhe Maroku, bie pjesa e Kinës
Eksportet e grurit nga Franca jashtë Bashkimit Europian u rritën gjatë muajit shkurt, kryesisht për shkak të përmirësimit të kërkesës nga Algjeria dhe Maroku, që kanë kompensuar rënien e eksporteve drejt Kinës. Eksportet e grurit jashtë Bashkimit Europian dhe britanisë rezultuan në 821,000 ton në shkurt, që është muaji i tetë i sezonit 2020-2021. Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se 561,000 ton eksporte në janar dhe e përafërt me dhjetorin e vitit të kaluar.
Algjeria vijon të jetë importuesi më i mad hi grurit francez, jashtë Bashkimit Europian, duke përfaqësuar rreth 309,000 ton grurë vetëm në shkurt. Maroku ishte tregu i dytë më i mad hi grurit francez, me një volum prej 138,000 ton. Në anën tjetër, eksportet e grurit drejt Kinës rezultuan në rreth 68,000 ton, apo një dërgesë e vetme.
Në total, eksportet e grurit francez jashtë unionit dhe Britanisë rezultuan në 5 milionë ton në periudhën korrik 2020-shkurt 2021. Megjithatë, të dhënat e publikuara nga kompania, Refinitiv, bazohen në të dhënat e dërgesave nga burime të ndryshme dhe mund të rishikohen sërish.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.