Rriten humbjet e energjisë në rrjet / 3-mujori, INSTAT: U shënuan 7.7% më shumë humbje, prodhimi u rrit me 2.2 herë
Humbjet e energjisë elektrike në rrjet pësuan rritje me 7.7% gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas Bilancit të Energjisë, të publikuar nga Instituti i Statistikave, rritja më e madhe e humbjeve u shënua në transmetim me 43.9%, ndërkohë që humbjet në shpërndarje u rritën me 4.1%. Humbjet teknike në shpërndarje, të cilat shkaktohen si pasojë e rrjeteve të amortizuar u rritën me 8,1%, ndërsa humbjet joteknike, ku përfshihen dhe vjedhjet e energjisë kanë shënuar një rënie me 2,6%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020.
Ndërkaq, përmirësim të ndjeshëm ka patur prodhimi i energjisë elektrike, i favorizuar nga situata hidrike. Sipas të dhënave, prodhimi neto vendas u rrit me 2,2 herë duke, arritur vlerën 3.344 GWh nga 1.546 GWh energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2020. Hidrocentralet publike dominuar prodhimin për këtë periudhë me 56.5%, ndërsa hidrocentralet private dhe koncensionare prodhua 43,2% të energjisë totale. Ndërkaq, sa i takon energjisë së prodhuar nga impiantet fotovolatike rezulton se kjo sasi përbën vetëm 0.3% të totalit.
Në total, energjia në dispozicion u rrit me 8.5%. Rritja e prodhimit të energjisë ka favorizuar eksportet, ndërkohë që importi shënoi një rënie të ndjeshme. Sipas INSTAT, në periudhë janar-mars u importua 99 GWh energji apo 89,2% më pak se i njëjti 3-mujor i 2019-ës. Ndërkohë që, eksporti bruto i energjisë elektrike arriti vlerën 1.147GWh, duke u rritur me 3,3 herë.
Grafik
PRODHIMI I ENERGJISË GWh
1.546 3-MUJORI 2020
3.344 3-MUJORI 2021
IMPORTI I ENERGJISË GWh
917 3-MUJORI 2020
99 3-MUJORI 2021
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.