Rriten investimet në shëndetësi – Pajisjet e reja kirurgjikale, 50 mijë pacientë operohen çdo vit

Sigurimi i instrumenteve të reja kirurgjikale pritet të ketë një ndikim pozitiv në rritjen e imunitetit ndaj infeksioneve, për 50 mijë pacientë që u nënshtrohen operacioneve çdo vit në spitalet shqiptare. Një investim i fundit i qeverisë në shëndetësi mundëson zëvendësimin e instrumenteve kirurgjikalë me pajisje të reja.
Kryeministri, Edi Rama, vizitoi nga afër maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku instrumentet e rinj tashmë janë në duart e mjekëve.
Qeveria e konsideron shëndetësinë si sektor prioritar dhe referuar shifrave të publikuara prej saj dhe reformave të ndjekura, thuhet se buxheti në shëndetësi është rritur krahasuar me vitet e kaluara. Buxheti i 2017-ës përfshin edhe rritjen me 10 milionë dollarë për pagat e mjekëve, infermiereve e sanitareve.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.