Rriten lehtazi stoqet, nafta dhe bitcoin – Shkak bëhet stimuli ekonomik i FED në SHBA

Stoqet, nafta dhe bitcoin zmbrapsën rënien të hënën pasi Rezerva Federale në SHBA njoftoi disa nisma për të ngritur tregjet nga rënia që po i shkakton pandemia koronaviurs.
Banka qendrore tha se do të blinte thesare dhe letra me vlerë të mbështetur nga hipotekat në shumat e nevojshme për të mbajtur tregjet pa probleme dhe për të mbështetur politikën e saj monetare. Ajo gjithashtu publikoi 300 miliard dollarë në financime të reja për punëdhënësit, konsumatorët dhe bizneset.
Fed vendosi dy lehtësira për të mbështetur kredinë për punëdhënësit e mëdhenj, ngriti një tjetër për të mbështetur huadhënien për konsumatorët dhe bizneset, dhe zgjeroi dy lehtësira ekzistuese për të përmirësuar rrjedhën e kredisë në komuna.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.