Rriten ndjeshëm çmimet e këtyre dy metaleve – Shkak, kërkesa e lartë dhe mungesa e prodhimit

Dy metale jo shumë të rëndësishme siç janë kobalti dhe tungsten kanë prekur qiellin kohët e fundit dhe kjo për shkak se furnizimi me material vitale mund të mos jetë në gjendje të vazhdojë në të njëjtin hap me kërkesën.
Por të dyja këto materiale janë vendimtare për funksionimin e botës moderne. Kobalti përdoret në bateritë e makinave elektrike, laptop-ë dhe telefona celularë.
Ndërsa tungsten përdoret për predhat ushtarake, makineritë e automobilave etj.
Ja përse këto dy materiale janë 2 nga lëndët e para më të kërkuara këto kohë:
Sipas të dhënave nga Metal Bulletin, çmimet e kobaltit gati u dyfishuan që nga fillimi i vitit për t’u tregtuar me 29 dollarë për kilogram.
Kjo performancë është nxitur nga një faktor kryesor, që është rritja e numrit të makinave elektrike.
Rreth 10 për qind e prodhimit aktual të kobaltit shkon për bateritë e makinave elektrike. Por kërkesa pritet të rritet pasi prodhuesit e automjeteve do të rrisin prodhimin e këtyre automjeteve.
Edhe kërkesa për tungstenin është rritur ndjeshëm, një material jashtëzakonisht i dendur i cili e bën çelikun më të fortë dhe të qëndrueshëm.
Çmimi i tij është rritur me 27 për qind që nga janari për shkak të kufizimeve në furnizim.
Ashtu sikurse kobalti, tungsten prodhohet kryesisht në Kinë, por prodhimi i reduktuar i tij pritet që të rrisë edhe më tej çmimin.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.