Rriten shpenzimet e Fondit – Farmacitë e Tiranës rimbursohen me 1.9 mld lekë

Vlerën financiare më të lartë të rimbursimit për 10 – mujorin e 2017 e kanë pasur farmacitë e Tiranës. Për këtë periudhë farmacitë e kryeqytetit janë rimbursuar me mbi 1.9 miliardë lekë. Një shifër kjo e konsiderueshme.
Ndërkohë që farmacitë në rrethe për këtë periudhë janë rimbursuar në total me vlerën e mbi 3.3 miliardë lekëve. Sipas të dhënave zyrtare të fondit rezulton se muaj që ka pasur vlerën më të lartë financiare të rimbursimit është janari i 2017 me një vlerë prej 277 milionë lekë. Ndërsa muaj që ka pasur vlerën më të ulët të financimit është shkurti me 98 milionë lekë.
Në total deri më tani Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësorë ka pagur ose ka rimbursaur 5.2 miliardë lekë në total. Shifër kjo më e lartë se një vit më parë dhe një nga faktorët kryesor që ka ndikuar në rritjen e vlerës së rimbursimit është fakti se nga skema kanë përfituar edhe 600 mijë të pasiguruar. Gjatë vitit 2017 është punuar me listën e barnave të rimbursuara të 2016.
Nuk ka të dhëna zyrtare se pse nuk u zbatua lista e rimbursimit të 2017, ndërkohë që pikëpyetje ngrihen për listën e re të rimbursimit nëse do të hartohet dhe miratohet në kohë duke qenë se vitet e fundit janë tejkaluar disa herë afatet e saj.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.