Rriten shpenzimet konsumatore në SHBA – Ndikuan lehtësitë për familjet me të ardhura të ulta
Shpenzimet e konsumatorëve amerikanë u rritën në janar në nivelin më të lartë gjatë shtatë muajve të fundit, ndërsa qeveria përdori më shumë lehtësi për familjet me të ardhura të ulëta dhe infeksionet e reja COVID-19 ranë, duke ndikuar në rritjen e ekonomisë në tremujorin e parë.
Ndërkohë, niveli i inflacionit po mbikqyret me shqetësim pasi paketa e rikuperimit ndaj COVID-19 e Presidentit Joe Biden prej 1.9 trilionë dollarë mund të shkaktojë mbinxehje të ekonomisë.
Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell ka minimizuar frikën e inflacionit, duke përmendur tre dekada me çmime më të ulëta dhe të qëndrueshme. Shpenzimet e konsumatorit, të cilat përbëjnë më shumë se dy të tretat e aktivitetit ekonomik të SHBA, u rritën me 2.4% muajin e kaluar. Kjo është rritja më e madhe që nga qershori i kaluar dhe i dha fund rënies dymujore. Të ardhurat personale u rritën 10%, rritja më e madhe që nga Prilli i kaluar. Konsumatorët blenë më së shumti automjete, mallra rekreative, ushqime dhe pije. Ata gjithashtu rritën shpenzimet për shërbime të tilla si akomodimet në hotel dhe restorantet, si dhe vizitat mjekësore.
Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar që shpenzimet e konsumatorëve të tërhiqeshin 2.5% në janar dhe të ardhurat të përshpejtoheshin 9.5%.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.