Rriten tensionet mbi çmimet e energjisë ndërsa samiti i BE-së po i afrohet fundit!
Samiti dy-ditor i liderëve të BE-së në Bruksel ka përfunduar. Bisedimet u përqendruan kryesisht në strategjitë që synojnë trajtimin e varësisë së Europës nga energjia ruse. Presidenti Biden kishte lavdëruar aleatët perëndimorë për unitetin e tyre përballë agresionit ushtarak të Presidentit Putin. Por pas diskutimeve të gjata në Këshillin Europian, u rishfaqën sërish tensione.
Samiti i Bashkimit Europian ka qenë shumë më i gjatë dhe i tensionuar nga sa pritej. Krerët e shteteve dhe qeverive po përpiqeshin të gjenin mënyra për të frenuar rritjen e madhe të çmimeve të energjisë. Dhe kishte një ndarje të qartë mes atyre që ishin pro dhe kundër ndërhyrjes në tregun e energjisë.
Më në fund u gjet një marrëveshje për Spanjën dhe Portugalinë, të cilat kërkonin një kufi të përkohshëm në çmimet e energjisë elektrike. Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ishte një nga më të fuqishmit, në një moment edhe u largua nga salla e mbledhjeve. Ndër vendet më ngurruese për të pranuar propozimet e tij ishte Holanda
Por gjatë samitit u morën vendime të tjera. Liderët e BE-së duan që Komisioni Europian të negociojë blerjen e përbashkët të gazit në emër të 27 vendeve anëtare, në mënyrë që të mund të ketë çmime më të mira. Dhe ka pasur gjithashtu një marrëveshje për nevojën e rritjes së niveleve të depozitimit të gazit në Europë përpara dimrit të ardhshëm.
Lufta në Ukrainë është një nga arsyet e rritjes së çmimeve të energjisë. Dhe të gjithë e kuptojnë se Europa duhet të jetë më autonome dhe më pak e varur nga gazi rus. Gjithashtu sepse është një nga burimet kryesore të të ardhurave për Moskën. EN
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.