Rritet besimi në Eurozonë, morali konsumator në ngjitje të papritur

Besimi konsumator në Eurozonë u rrit në mënyrë të papritur gjatë muajit Prill, tregojnë të dhënat e sapo publikuara nga Komisioni Europian. Sipas këtyre të dhënave, morali i konsumatorit në të 19 vendet që ndajnë monedhën e përbashkët u rrit në 0.4 pikë, nga 0.1 pikë që ishte gjatë muajit Mars të këtij viti.
Gjithsesi, Komisioni Europian nuk jep asnjë arsye për këtë rritje të papritur. Kjo vjen në një kohë që ekonomia më e madhe e kontinentit ka dhënë sinjale ngadalësimi e ndërkohë që ekonomitë e tjera të Europës nuk po përballen me ndonjë vrull të ri.
Por, gjithsesi, kjo mund të jetë edhe rrjedhojë e stinës. Ardhja e sezonit të verës, që karakterizohet edhe me një rritje të punësimit dhe pagave në përgjithësi mund të ketë gjeneruar optimizmin e konsumatorëve në eurozonë. Analistët dhe ekspertët e tregut prisnin që besimi konsumator të binte pranë -0.2. Në Bashkimin Europian ndërkohë, besimi ka rënë me 0.5 pikë, në -0.8.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.