Rritet buxheti për sigurinë publike – Shtesë për vitin 2018 me 1.7 miliardë lekë, ose me 10.4%
Pas lobimeve për më shumë siguri publike nga ana e qeverisë shqiptare kjo vjen e konkretizuar përmes një buxheti më të madh se vitin e kaluar. Pas mbrojtjes shtesa më e madhe në buxhetin e vitit 2018 vjen për rendin dhe sigurinë publike, një nga prioritetet e qeverisë.
Ndryshimi krahasuar me buxhetin aktual tregon një rritje me 10.4%. Në draftin e bërë publik tashmë vihet re një shtesë me 1.7 miliardë lekë në fondin e pagave e kontributeve dhe rreth gjysmë miliardi shpenzime për investime për sigurinë publike.
Shtimi i fondeve pritet të sjellë vitin e ardhshëm, shërbime të përforcuara, për të bërë të mundur parandalimin e paligjshmërisë në vend dhe për të krijuar një ambient e shoqëri më të sigurt.
Qeveria shqiptare pritet që të shpenzojë gjatë vitit 2018 rreth 497 miliardë lekë për pagat e punonjësve, pensione, shpenzimet administrative të përditshme, investime në rrugë, shkolla, rikonstruksione, mbështetje për pushtetin lokal, interesa borxhi e pagesa papunësie.
Sipas tabelave paraprake të draft-buxhetin e vitit 2018, shpenzimet pritet të rriten me 5.8% në krahasim me pritshmërinë e këtij viti. Në krahasim me atë që prodhon ekonomia në një vit, shpenzimet kapitale pritet të jenë 30.1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.