Rritet çmimi i cigareve – Ndryshimi i nivelit te akcizës reflektohet në treg

Ndryshimet në ligj, përcaktonin që nga 1 janari 2018 te rritej niveli i akcizës së cigareve që përmbajnë duhan. Dhe kompanitë si gjithnjë kanë qenë të përpikta në rritjen e çmimit, çka u reflektua edhe në shitjen me pakicë me të paktën 10 lekë për paketë.
Rritja e akcizës për cigaret është një nga politikat e përdorura për frenimin dhe uljen e konsumit te cigareve nga popullata si produkt me efekte negative ne shëndet duke rritur çmimin e shitjes së tyre.
Efekti në të ardhurat e buxhetit e shtetit parashikohet të jetë + 1,097 milionë lekë, ose afro 1.1 miliardë lekë. Në kalendarin aktual akciza për cigaret që përmbajnë duhan, për vitin 2018 është parashikuar të jetë në nivelin 5850 lekë/1000 copë.
Por në këtë kalendar parashikohet që kjo rritje do të vazhdoje edhe në vitet e ardhshme. Kështu më 1 janar 2019 parashikohet 6000 lekë/ 1000 copë, më 1 janar 2020 6250 lekë /1000 copë dhe më 1 janar 2021 6500 lekë/1000 copë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.