Rritet inflacioni bazë i Eurozonës – Çfarë po ndodh me konsumin?
Inflacioni i konsumit në eurozonë ra gjatë muajit janar për shkak të një ngadalësimi të rritjes së çmimit të energjisë. Megjithatë, inflacioni bazë i ndjekur nga Banka Qendrore Europiane në vendimet e politikës pësoi një rritje në skaj.
Zyra statistikave të Bashkimit Europian tha se çmimet e konsumit në 19 shtetet që ndajnë monedhën euro, ra 1.0 për qind në janar nga një rritje 1.4 për qind në krahasim me një vit më parë.
Eurostat tha se shtytja më e madhe për rritjen e çmimeve të konsumit erdhi nga shërbimet, të cilat kontribuan me 0.7 pikë përqindjeje në rezultatin e përgjithshëm të vitit në krahasim me ushqimin, alkoolin dhe duhanin me 0.36 pikë dhe energjinë me 0.26 pikë përqindjeje.
Politikë bërësit e Bankës Qendrore Europiane morën një pikëpamje të zymtë për ekonominë e eurozonës në takimin e tyre të fundit të politikave dhe kërkuan përgatitjet e shpejtë për dhënien huave afatgjatë për bankat.
Me rritjen e papritur për tremujorin e tretë, politikë bërësit janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar se pasiguria globale po e dëmton rimëkëmbjen e eurozonës, duke zhvlerësuar vitet e punës nga BQE për bllokun. Megjithëse BQE sapo përfundoi një skemë blerjeje të obligacioneve prej 2.6 trilionë euro për të stimuluar rritjen, tani po përgatit terrenin për dhënien e kredive shumë vjeçare dhe të lira për bankat për të siguruar që ato të qarkullojnë kapital rrjedhshëm në ekonomi edhe gjatë ngadalësimit.
Burimi:Reuters
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.