Rritet konsumi i energjisë elektrike – INSTAT: Konsumatorët jo familjar, faktori primar!
INSTAT ka publikuar bilancin e tre mujorit të tretë të energjisë elektrike në vend sipas së cilit energjia aktualisht në dispozicion ne Shqipëri është rritur me 12 %.
Sipas të dhënave të INSTAT ka pasur rritje të prodhimit dhe konsumit të energjisë elektrike në vend gjatë këtij tre mujori.
Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e tretë të vitit 2021, u rrit me 13,4 % duke arritur vlerën 1.679 GWh nga 1.481 GWh që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2020.
INSTAT konfirmon se ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 17,8 %, përkundrejt rritjes me 7,6 % të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.