Rritet niveli i Fierzës, 12 metër nën mesatare – Përditësimet e KESH: Rezerva energjetike është 437.98 GWh
Të dhënat e fundit, të raportuara nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare tregojnë rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, ndonëse prurjet në 3 hidrocentralet e Kaskadës së lumit Drin kanë shënuar ulje, në raport me disa ditë më parë. Sipas KESH, në datën 5 prill niveli i Fierzës arriti në 267.46 mmnd, nga 263.12 mmnd që ishte të shtunën, duke shënuar një rritje me rreth 4 m. Ky është një përmirësim i ndjeshëm në javët e fundit, që ka ardhur si pasojë e rreshjeve të shiut, por gjithsesi, në raport me nivelin mesatar shumëvjeçar, Fierza rezulton nën 12 metra.
Ndërkaq, sipas të dhënave të fundit të raportuara nga KESH, prurjet në Fierzë në u regjistruan në 405 m3/s, në Koman 180 m3/s dhe në HEC Vau i Dejës, 20 m3/s. Në raport me ditën e shtunë prurjet në të tre hidroecentralet janë ulur ndjeshëm, duke u shoqëruar dhe me një ulje të prodhimit Në të tre HEC-et prodhimi të martën arriti në 9,663 MWh, ndërkohë që rezerva Energjitike në kaskadë është 437.98 GWh.
Një ditë më parë, TV SCAN publikoi edhe të dhënat e vitit të kaloi, sa i takon situatës gjatë vitit 2021, ku evidentohej se rezerva energjetike në fundin e muajit maj 2021 rezultoi në nivelin maksimal prej 1520 GWh dhe në fund të muajt gusht kjo rezervë energjitike shkoi në 628 GWh. Rënia e rezervës energjetike vijoi edhe në muajt e tjerë, duke arritur pikën më të ulët të vitit, në muajin nëntor e më konkretisht në 426 GWh.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.