Rritet numri i bizneseve në Instagram – 10 milion më shumë që nga muaji Korrik

Tani ka më shumë se 25 milionë biznese në Instagram, nga 15 milionë që shënonin në muajin Korrik.
Ndërsa 800 milionë përdorin Instagram çdo muaj për të zbuluar dhe ndjekur pasionet e tyre, gjithnjë e më shumë njerëz e përdorin atë për t’u lidhur me bizneset që ata duan.
“Në fakt, mbi 80 për qind e llogarive në Instagram ndjekin një biznes, ndërsa 200 milionë përdorues të rrjetit social vizitojnë aktivisht profilin e një biznesi çdo ditë”, tha kompania në një postim.
Një në tre biznese të vogla në Instagram thonë se e ndërtuan biznesin e tyre duke përdorur platformën.
Numrat e fundit japin një ide të rritjes së shpejtë të kompanisë në Facebook që nga futja e profileve të biznesit në platformën e saj në maj të vitit të kaluar. Platforma kishte vetëm 100 milionë përdorues aktivë mujorë në 2013, dhe sot shënon në 800 milionë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.