Rritet numri i vizitorëve në ujëvarën e Kroacisë – Zyrtarët e parkut kufizojnë numrin e vizitorëve

Ujëvara “Skradinski buk” e Kroacisë e cila njihet për shtatëmbëdhjetë hapat e saj që mbulojnë rreth 2.625 metra në Parkun Kombëtar të Krka, është bërë kaq popullore sa zyrtarët e parkut tashmë kanë kufizuar numrin e vizitave të turistëve.
Ky ndryshim u vendos javën e shkuar nga Departamenti i Menaxhimit të parkut, në përpjekje për të ruajtur sigurinë e vizitorëve si dhe për të ruajtur bukuritë natyrore që ofron ky park.
Sipas faqes së parkut Kombëtar Skradinski është një nga pjesët më të vizituara të këtij parku ndaj zyrtarët e kanë kufizuar numrin e përgjithshëm të vizitorëve që mund ta vizitojnë parkun në të njëjtën kohë në 10,000.
I përbërë nga barriera me gurë të lëmuar, Skradinski ka një rrjet shtigjesh dhe urash që lejon turistët të admirojnë ujërat e saj gjatë të gjithë vitit.
Si ujëvara më e gjatë përgjatë lumit Krka, ujërat e Skradinikut bien në një liqen më të ulët që është kthyer në një vend të njohur për notarët.
Gjithashtu ka edhe disa mullinj uji të rinovuar të cilat kanë qenë në atë zonë për shekuj me radhë dhe disa prej tyre tashmë janë shndërruar në dyqane me suvenire, restorante etj.
Për turistët të cilat kanë qenë tashmë te ujëvara Skradinski dhe duan të shikonë bukurinë mahnitëse të natyrës së Kroacisë mund të shikojnë Parkun Kombëtar të Liqeneve të Plitvicës si një alternativë, ku do të gjejnë një seri prej 16 liqenesh që lidhen me njëra-tjetrën përmes një sërë ujëvarash.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.