Rritet sërish numri i rasteve të reja me Covid-19 – Zgjerohet harta me Mallakastrën
Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e të dhënave sa i përket numrit të të infektuarve në vendin tonë përgjatë 24 orëve të fundit, duke bërë me dije se janë konfirmuar edhe 24 raste të reja, nga testimi i 269 personave të dyshuar, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 518.
Gjithashtu janë shëruar 26 persona nga qytete të ndryshme të vendit dhe fatkeqësisht ka humbur jetën një 64 vjeçare nga Tirana.
Deri më tani në spitalin infektiv janë shtruar 34 persona 5 prej të cilëve janë në terapi intesive. Gjithashtu në spitalin Shefqet Ndroqi janë të shtruar 9 pacient ku 5 prej tyre janë në terapi intesive dhe 3 janë të intubuar.
SCAN
🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19 Silva BinoInstituti i Shëndetit Publik
Posted by Ogerta Manastirliu on Thursday, April 16, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.