Rritja ‘dramatike’ e çmimit të plehut shtyn fermerët të rrisin kostot e prodhimit!
Pushtimi rus i Ukrainës po rrit në mënyrë dramatike kostot e prodhimit të fermerëve, pasi çmimi i plehrave po rritet në qiell.
Laurent Gomand, kreu i një ferme familjare në Belgjikë, ka ndjekur pasojat e luftës dhe thotë se në afat të shkurtër nuk është mbarështimi i 250 lopëve dhe 600 dhive të tij që kërcënohet, por prodhimi i drithërave, misrit, panxharit dhe patateteve.
Në vetëm pak javë, çmimi i plehrave ka shpërthyer sipas Gomand: “Plehrat që kemi paguar midis 150 dhe 200 euro (për ton) një vit më parë, tani janë në 800 euro. Është një kosto absolutisht e tepruar. Dhe Për më tepër, ka mungesë! Pra, duhet t’i shtojmë, dua të them, kostos që është shumë më e lartë, ka mungesë të materialit, të mallit”.
Rusia është një lojtar kyç në tregun e plehrave. Vitin e kaluar, vendi ishte eksportuesi kryesor i plehrave azotike dhe furnizuesi i dytë më i madh i plehrave me kalium dhe fosfor. Fermerët si Gomand thonë se është një rreth vicioz për fermat e tyre dhe për konsumatorët.
“Para së gjithash, ka një ndikim të drejtpërdrejtë financiar në financat tona, sepse kostot tona të prodhimit janë shumë më të larta”, tha Gomand. “Tani, nëse nuk vendosim sasinë e duhur të plehrave në të korrat, ka një rënie të prodhimit. Pra, është një spirale: më pak plehra, më pak prodhim dhe diku në fund mungesë totale!”
Këto vështirësi në aksesin e plehrave, kërcënojnë ekuilibrin ekonomik të fermave, pasi ato nuk mund të planifikojnë për muajt në vijim.
Brukseli po kërkon mënyra për të zbutur ndikimin e konfliktit në sektor, me takimin e ministrit të bujqësisë së bllokut në Bruksel të hënën dhe Komisioni Europian pritet gjithashtu të paraqesë propozimet e tij për të ndihmuar prodhuesit të mërkurën. EN
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.