Rritja e cilësisë në arsimin e lartë – Kushi: Akademikët brenda dhe jashtë vendit, të japin kontributin e tyre
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka ftuar të gjithë akademikët, brenda dhe jashtë vendit, që të japin kontribut me vlerë për Arsimin e Lartë në Shqipëri, duke aplikuar për t’u bërë pjesë e “Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë.
Kushi nëpërmjet një video-mesazhi nënvizon se rritja e cilësisë së Arsimit të Lartë dhe përafrimi me standardet më të mira evropiane, janë ndër objektivat, mbështetur edhe në Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2021-2026, e cila është në fazë konsultimi publik dhe pritet të miratohet së shpejti.
Kriteret e aplikimit për thirrjet e akademikëve të interesuar gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku kandidatët duhet aplikojnë deri më datë 30 Qershor.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.