Rritja e çmimeve shtyn tregtinë e jashtme, – Eksport/import, rritje me thuajse 30%, por vetëm në vlerë, jo në volum

Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave vijojnë të konfirmojnë “boom-in” e tregtisë së jashtme. Në tetor, eksportet prekën vlerën e 34 miliardë lekëve, çka përkthehet në një rritje me 26.3% krahasuar me tetorin e një viti më parë, si dhe një rritje me 2.5% krahasuar me muajin shtator të këtij viti.
Sa i përket importeve ndërkohë, gjatë tetorit regjistrohen në 77 miliardë lekë, në rritje me 29.2% në terma vjetorë, dhe me 11.2% në terma mujorë. Defiçiti tregtar ndërkohë regjistrohet në 43 mld lekë gjatë tetorit, në rritje me 31.6% krahasuar me tetorin e një viti më parë dhe me 19.1% krahasuar me muajin paraardhës.
Sa i përket 10-mujorit të plotë të këtij viti, shifrat flasin për eksporte në 300 miliardë lekë, në rritje me 35.2%, ndërsa importet prekën 632 mld lekë, në rritje me 29.5%.
Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SIU-SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.